Rritja e temperaturave ka shtuar edhe numrin e pushuesve në plazhin e Darezezës. Pushuesit ndihen të qetë pasi pronarët e lokaleve kanë marrë masat duke plotësuar të gjitha kushtet e vendosura për shkak të pandemisë, pushuesit janë të kënaqur me shërbimin e ofruar.
Përgjatë gjithë bregdetit çadrat janë të vendosura 4 deri ne 5 metra larg nga njëra tjetra. Por kjo largësi nuk është e re për plazhin e Darezezës. Edhe ne kushte normale, çadrat kanë qenë të vendosura larg njëra tjetrës, për shkak të hapësirës së madhe që ka ky bregdet.
Plazhi i Darezezës frekuentohet kryesisht nga pushues ditor. Më të shumtët janë nga qyteti i Fierit dhe fshatrat përreth, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga Mallakastra, Patosi e Roskoveci. Veç plotësimit të kushteve te distancimit social, pushuesit shfrytëzojnë edhe çmimet e ulëta që ofrojnë subjektet private. Aktualisht çadrat kanë të njëjtin çmim 300 lekesh, ashtu si edhe sezonet e mëparshëm.
Plazhi i Darzezës ka një gjatësi rreth 13.4 km dhe shquhet për ndërthurjen natyrore të detit, rërës se jodizuar dhe pyllit me pisha.
Top Channel