Meta kthen ligjin që ndëshkon median/ “Gjoba nga Ministria në kohën e Covid cenon të drejtën për informim dhe lirinë e shprehjes”

13/07/2020 20:09

Presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi ligjin ‘Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19’, të ndryshuar”, për shkak se ai gjobiste mediat në vlera monetare të mëdha dhe gjithashtu mund edhe te bllokonte funksionimin e tyre.

Presidenti e ktheu sërish këtë ligj në parlament për rishqyrtim dukje argumentuar se cënon të drejtën për informim dhe lirinë e shprehjes.
Presidenti ka gjetur edhe argumentat ligjor duke përcaktuar qartë, përse ky ligj bie ndesh me kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Në shpjegimet e tij thuhet se, ligji u kthye pasi Kuvendi, duke miratuar aktin normativ e paraqet atë si një akt që do te “lehtësonte” masat kufizuese për jo më shumë se 2 persona të pranishëm në një studio epidemie, por në fakt përcakton një masë të rëndë administrative fikse, me gjobë 1 000 000 (një milion) lekë te reja, vendosjen e bllokimit, të pjesshëm ose të plotë, të transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi ose ndalimin e funksionimit të pajisjeve.

Por ndërkohë thotë Presidenti që gjendja e fatkeqësisë natyrore e shpallur me ligj, ka përfunduar 5 ditë pasi Kuvendi ka miratuar këtë akt.

Sipas argumentimit, kufizimi për ruajtjen e një distance prej 2 metrash midis të ftuarve në studiot televizive është një masë e detyrueshme dhe e mirëpritur, por sanksioni ndëshkues administrativ është shproporcional.

Për presidentin, ky sanksion rrezikon të çojë në ndëshkimin me pa të drejtë të mediave, jo më nga një organ i pavarur, por nga Ministria përgjegjëse për shëndetësinë që përfaqëson vullnetin politik, dhe kjo do te cenonte të drejtën për informim dhe lirinë e shprehjes, të parashikuara në nenet 22 dhe 23 të Kushtetutës.

Pasi i dha një shpjegim të detajuar menyrës pse nuk mund ta dekretonte këtë ligj Presidenti, në një status të tij në rrjetet sociale sqaroi se: Përkrah masat kufizuese objektive që ndihmojnë në përballimin dhe tejkalimin sa më parë të pasojave të pandemisë COVID-19. Por thekson ai nuk do të dekretoje asnjë rregull të ri, që në shpërdorim të procesit legjislativ dhe përmes masave ndëshkuese shproporcionale, cenon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut, veçanërisht lirinë dhe pavarësinë e medias.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA