Emri/ 40-vjeçari përfundon i plagosur në urgjencë, detajet e para
13/07/2020 18:34
Një 40-vjeçar është paraqitur ditën e sotme në spitalin e Kurbinit për të mjekuar një plagë të marrë në krahun e tij.
Sipas njoftimit paraprak të dhënë nga policia dyshohet që 40-vjeçari, shtetasi Vasil Rama, të jetë qëlluar me armë zjarri.
Pas ndihmës mjekësore Rama është larguar për në banesë ndërkohë që policia po heton mbi zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Më datë 13.07.2020, shtetasi V.R., banues në Gjormë ,Kurbin është paraqitur në spital Kurbin për mjekim, i cili kishte dëmtuar krahun e djathtë,dyshohet me armë zjarri dhe pas ndihmës mjekësore është larguar për në banesë.
Shërbimet e Policisë Kurbin po punojnë për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.
Top Channel