
Tirana është zbrazur këtë të diel dhe janë qytetet bregdetare ato të cilat janë mbipopulluar.
Makinat janë më të pakta në rrugë, ndërsa pjesa më e madhe e këmbësorëve janë mosha e tretë. Gjyshërit dhe gjyshet i sheh në parqe, në kafene apo duke bërë pazare. Po shijojnë këtë fundjavë në kryeqytet që duket se u përket atyre.
“Tashi me shku në Durrës për tu larë ke frikë. Tani rrimë këtu, kalojmë kohën ca të bëjmë. Luajmë domino…fëmijët kanë ikur në plazh, në Spille. Skam mundësi unë të shkoj, jam i vjetër”.
Qetësia e fundjavave në Tiranë të ngjan me ditët e izolimit, veçse njerëzit nuk janë brenda banesave të tyre, por kryesisht të rinjtë e familjet janë larguar drejt plazhit. Ndërsa pensionistët ,disa duke respektuar masat anti-covid e disa të tjerë jo aq të kujdesshëm, marrin rrezet e diellit duke shëtitur në kryeqytet.
“Edhe ne kur kemi qene si fëmijët shkonim në plazh. Tani s’kemi moshë”
Top Channel