Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shtyu deri ne datën 1 tetor lejet e posaçme të të burgosurve që përfituan nga akti normativ, i cili dërgoi në shtëpi për shkak të Covid-it shumë të dënuar.

Në total u karantinuan nga qelia në shtëpi, 370 të dënuar, që ju përfundoi leja e posaçme e Covid-it në 1 korrik. Por leja e tyre shtyhet. Megjithatë shumë të dënuar të tjerë vazhdojnë të luftojnë në gjykatë për këtë leje.

Njëri ndër ta, Alfred Leka tregon se ndonëse i plotësonte kriteret, atij ia refuzuan lejen. Leka u shpall fajtor për kultivim droge dhe i kanë mbetur dhe pesë muaj burgim, por pavarësisht se ishte brenda kritereve, autoritetet i thanë që ishte arratisur njëherë nga burgu ndaj dhe e refuzuan. Ky pretendim sipas Lekës që po mbahet në burgun e Burrelit është i pavërtetë, pasi ai  ka vite në burg dhe kartelën e tij as që e kanë parë.

“E vërteta është se unë jam nga një fshat i largët i Peshkopisë, ata nuk e kontrollojnë dot zonën dhe i bien shkurt thonë jam arratisur njëherë. Është e pavërtetë kjo përgjigje që ka kthyer policia, burgjet e dinë këtë gjë. Leja e posaçme është një leje që më takonte, i bëj apel ministres ta shohë rastin tim, unë nuk kam para ndaj i ranë shkurt”, shprehet në një lidhje telefonike Alfred Leka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA