Berat/ Banorët u ankuan për muzikën e lartë, procedohet penalisht pronari i një lokali. U paralajmërua por…

11/07/2020 11:11

Pronari i një lokali në Berat është proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Nisur nga shqetësimet e qytetarëve, se në lagjen “10 Korriku”, një lokal vendoste muzikë të lartë, tej normave të lejuara, forcat e Policisë shkuan aty dhe pas konstatimit të muzikës së lartë iu komunikua pronarit të lokalit se duhet të ulte muzikën, gjë e cila nuk u zbatua pas largimit të punonjësve të Policisë.

Në këto kushte punonjësit e Policisë kanë shkuar përsëri për kontroll dhe në vijim të veprimeve u procedua penalisht pronari i lokalit, shtetasi M. Ç., 51 vjeç, banues në Velabisht.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet muzikore të lokalit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA