Tentoi të korruptonte policin për të përshpejtuar marrjen e pasaportës, arrestohet 58-vjeçari në Fier
10/07/2020 17:00
Një 58-vjeçar është arrestuar në Fier pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë së Rendit, me qëllim përshpejtimin e procedurave për marrjen e pasaportës.
Kështu, ditën e sotme u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., banues në Fier.
Ky shtetas i ofroi rryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim që ai ta favorizonte për tërheqjen e pasaportës.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Top Channel