
Vetëm një muaj ka zgjatur detyra e drejtuesit të Kadastrës në Vlorë, Jurgen Pilkapi i cili mësohet se sot ka dhënë dorëheqjen duke u regjistruar si i 7-ti i dorëhequr nga kreu i Kadastrës së Vlorës, për një periudhe vetëm 9 mujore.
Situata në Kadastrën e Vlorës nuk është e qetë dhe arsyet janë lidhur shpesh me dosjet që punohen nga juristët e Kadastrës. Ndërkohë vetëm një javë më parë koordinatori politik i PS në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri paralajmëroi në media një emërim të ri të kreut të Kadastrës ndërsa deklaroi se emri do të jetë nga Vlorë.
“Një emër i ri nga Vlora” Kjo ka qenë deklarata nga qyteti bregdetar i Vlorës, e koordinatorit politik për qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri për kreun e një prej institucioneve më të përfolura, atë të Kadastrës së Vlorës . Jo vetëm si një detyrim ligjor për t’i dhënë një emër karriges se kreut vendor të Kadastrës por dhe si qëllim personal që ky institucion të drejtohet nga një qytetar i Vlorës . Referuar kalvarit njëvjeçar të emrave importues , Gjiknuri ka shmangur një përgjigje me detaje për historitë e dorëheqjeve zinxhir të përfolura në këtë institucion për pronat e bregdetit të jugut .
Top Channel