
TIRANË – Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Xhanfize Keko”, ku një makinë me drejtues H.Ç., ka aksidentuar këmbësoren V.R., 60 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.07.2020, rreth orës 09:07, tek sheshi “Shtraus”, në rrugën “Xhanfize Keko”, mjeti me drejtuese shtetasen H.Ç., ka aksidentuar kembesoren shtetasen V.R., 60 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel