Vdekja e Anisa Josifit dhe nënës së saj mund të ketë patur ndikim nga ndonjë sekt fetar.

Komiteti shqiptar i kulteve ndërkohë nuk ka patur asnjë reagim. Ne ngulmuam për të marrë përgjigje prej tyre dhe përgjigjja e vetme jashtë kamerave ishte se ata prisnin përfundimin e hetimeve. Ky komitet zyrtarisht thotë se nuk ka asnjë listë me sektet që veprojnë në Shqipëri, sepse këtë nuk ua kërkon ligji. Por Ilir Kulla, ish-drejtues i këtij institucioni mendon ndryshe.

“Komiteti Shtetëror e ka detyrimin për të pasur dhe në dijeninë time e ka. Mendoj që sot është e nevojshme të krijohet edhe një regjistër kombëtar,  që mund të monitorohet drejtpërdrejtë nga qeveria apo nga një nga gjykatat në vend, të organizatave fetare  në vend dhe të statuteve të tyre”, shprehet Kulla.

Ngjarjen e Kombinatit, Kulla tha se nuk duhet parë e shkëputur nga feja, por kërkohet një hetim më i thellë.

“Është një ngjarje e tmerrshme, ka nevojë për një hetim të thellë, edhe për hetimin e organizatave fetare, por jo të kërkohet fajtori tek dogmat e tyre. Sigurisht që ka një përgjegjësi të madhe që duhet verifikuar edhe nga institucionet, pa institucionet e kultit që ato ndoshta kjo familje ka pasur të bëjë. Përpara se të vëmë gishtin të bëjmë fajtor, duhet te kemi parasysh dy gjëra të rëndësishme, të mira që besimi fetar ka bërë ndër vite në Shqipëri, por duhet të kemi parasysh edhe vetëpërmbajtjen nga ekstremizmat. Ekstremizmat që mund të çojnë deri në  vetëflijim.”

Pyetje: Keni dijeni kush janë sektet që janë të regjistruara në Shqipëri?

“Sigurisht që ato janë publike, janë të regjistruara. Nuk janë 1 ose 2. I keni të gjitha organizata fetare te KSHK, te Gjykata e Tiranës, ose gjykatat përkatëse”, sqaron Kulla.

Më tej shton:

“Sekt nuk është një fjalë e keqe. Kult nuk është një fjalë e keqe. Është një organizim, organizëm fetar. Është një sekt fetar. Është një grupim njerëzish që besojnë diku. Gjithmonë kanë ekzistuar sektet fetare, dhe gjithmonë kanë ekzistuar kultet. Gjithë problemi është njohja me ta. Ka edhe kulte satanike në botë”

Pyetje: Ka kulte Satanike në vendin tonë?

“Unë nuk e di, por mund të ketë. Sigurisht me internetin është shumë e thjeshtë të bëhesh pjesë e një kulti satantik në botë. Bëhesh pjesë e një rrjeti mbarëbotëror dhe askush nuk e di. Ke një fjalëkalim tëndin. Siç përdoret për të pasur organizatat e mëdha  terroriste apo të vogla. Mund të përdoret për kultet Satanike. Mund të mësosh literaturën e tyre. Mund të mësosh kultet e tyre. Mund të ndjekësh liderin e tyre. Kjo është botë në të cilën jetojmë.”

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA