Rikthehet tradita e artizanatit te Pazari i ri, nga produkte kozmetike te bizhuteritë e qilimat tradicionalë të tezgjahut

08/07/2020 09:38

Këtë të premte Pazari i Ri do të mikpresë artizanë të ardhur nga të gjithë trevat shqiptare për të ekspozuar punimet e tyre të veçanta.

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me TID TIRANA do të organizojnë panairin e përmuajshëm të Artizanëve kreativ, i cili mbart një vlerë të veçantë duke synuar t’i dhurojë hapësirën e merituar traditës së vjetër shqiptare të punimit me dorë, e cila është trashëguar dhe ruajtur me përkushtim

Por këtë herë panairi ka si synim edhe rimëkëmbjen ekonomike të artizanëve në këtë periudhë të vështire pandemie. Ndaj mbi 20 artizanë nga më të mirët në vend do të zbukurojnë pazarin me krijimet e tyre të veçanta duke filluar nga produkte kozmetike dhe bizhuteritë e punuara me dorë e deri tek qilimat tradicionalë të tezgjahut.

Eventi do të zbatojë të gjitha masat e sigurisë për mbrojtjen ndaj COVID-19 dhe ndaj të gjithë vizitorët e panairit do të duhet të jenë pajisur me maska dhe doreza përpara se të vizitojnë tezgat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA