Fshehje të ardhurash dhe hedhje të gurëve dekorativ në rrugë, gjobiten dy biznese në Berat

08/07/2020 14:28

BERAT- Dy subjekte janë gjobitur për shkak se ushtronin aktivitet të paligjshëm në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit.

Konkretisht strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me IKMT-në, Drejtorinë e Koordinimit dhe Verifikimit në Terren dhe Hetimin Tatimor, vijojnë punën për evidentimin dhe ndëshkimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me ligjin, në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit dhe në aksin rrugor Berat–Skrapar.

Si rezultat i bashkëpunimit mes këtyre strukturave u mor masë administrative “Bllokim aktiviteti” ndaj një subjekti, nga Drejtoria e Koordinimit dhe Verifikimit në Terren, pasi u konstatua se ushtronte aktivitetin pa kasë fiskale, si dhe u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A. B, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Gjithashtu, ndaj një subjekti tjetër u mor masë administrative 40 mijë lekë, për mosplotësim të saktë të faturave tatimore.

Nga Sektori i Policisë Rrugore u vendosën 5 masa administrative për në OASH, për 5 subjekte të përpunimit të gurit dhe pllakave dekorative, pasi kishin depozituar mbetjet nga aktiviteti i tyre në pjesë të rrugës, duke u kthyer në rrezik për ngjarje rrugore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA