Ambasadorja Yuri Kim vizitë Butrint e Sarandë: Do të rikthehem më shpesh

08/07/2020 10:16

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka udhëtuar përgjatë bregdetit të Jugut në një vizitë të parë njohëse me resurset turistike dhe sfidat që turizmi po përball në këtë periudhë të vështirë.

Ajo u ndal në Sarandë dhe në Butrint ku është pritur nga autoritete lokale dhe u shpreh e befasuar me potencialin e gjithë vijës bregdetare, bukurinë jo vetëm natyrore, kulturore dhe arkeologjike por edhe investimet e shumta në funksion të turizmit.

Nga Saranda ku ajo u prit nga kreu i bashkisë Ardian Gurma, znj. Kim tha se u gjend e mrekulluar nga qyteti dhe se do të rikthehet shpesh. Ambasadorja rikonfirmoi përshtypjet në Butrint.

Ekipi i menaxhimit të situatës lidhur me turizmin i prezantoi znj. Kim dhe stafit të saj përpjekjet e biznesit për të përshtatur strategjinë lokale me kushtet e reja për një turizëm që do të jetë i orientuar këtë vit tek tregu vendas dhe drejt mbrojtjes së shëndetit të klientëve dhe ofruesve të shërbimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA