
Është shembur me mjete të rënda godina e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Durrës.
Objekti trekatësh ishte dëmtuar gjatë tërmetit të 26 nëntorit të kaluar. Përveç njësisë së kujdesit shëndetësor në këtë godinë ndodhej edhe urgjenca stomatologjike e qytetit dhe qendra shëndetësore e disa lagjeve të qytetit.
Që në mëngjes u vendos perimetri i sigurisë për të vijuar më pas me shembjen e godinës që ndodhej përbri Poliklinikës së specialiteteve.
Shembja e saj, ashtu si dhe mjaft objekteve të tjera të dëmtuara e të shembura shëndetësore në bashkinë e Durrësit, sipas autoriteteve vendore, do t’i lërë vendin ndërtimit të godinave të reja bashkëkohore, konform standardeve që strukturat të përballojnë dhe goditjet e lëkundjeve sizmike në të ardhmen.
Top Channel