Armëpushimi Rusi-Ukrainë/ Putini pranon ftesën e Parisit: Gati për dialog me Macronin Kufiri mes dy shteteve më të populluara të Australisë, Victoria dhe New South Wales do të mbyllet pas një rritjeje të menjëhershme të rasteve me Covid-19 në Melbourne.
Në kryeqytetin e Victorias janë regjistruar qindra raste këto dy javët e fundit – më shumë se 95% e infeksioneve të reja australiane.Deri më tani, të dy shtetet kishin mbajtur kufij të hapur edhe kur të tjerët i kishin mbyllur ato.
Izolimi, duke filluar nga e mërkura, do të kufizojë udhëtimin për ata që kanë leje. Kryeministri i Victorias, Daniel Andrews tha se ishte një vendim i përbashkët me kryeministrin e vendit Scott Morrison dhe atë të New South Wales, Gladys Berejiklian.”Kjo është një nga ato masa paraprake – është një nga ato gjëra që unë mendoj se do të na ndihmojë në frenimin e përhapjes së virusit,” u tha Andrews.
Ai nuk dha indikacione se kur kufiri mund të rihapet. Fluturimi mes Sidneit dhe Melburnit – janë zakonisht ndër rrugët më të ngarkuara në botë.Të tre udhëheqësit kishin thënë më parë se mbyllja e kufijve nuk ishte e nevojshme, por rritja e infektimeve ka shkaktuar alarm. Më parë, shumica e rasteve përfshinin kthimin e udhëtarëve nga jashtë, por tani mbi 80% po vijnë nga brenda komunitetit.
Victoria regjistroi 127 infeksione të reja të hënën – rritja e saj më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.
Top Channel