Një profesor që kritikoi autoritetet kineze për trajtimin e koronavirusit, ka përfunduar në pranga.
Xu Zhangrun, i cili ka qenë nën arrest shtëpie, u mor nga banesa e tij në Pekin e më vonë, e shoqja mori një telefonatë ku i thuhej se bashkëshorti akuzohet për kërkesë prostitucioni, teksa ishte në qytetin Chengdu. Një mik i Zhangrun i hodhi poshtë akuzat si “qesharake”.
Profesori i drejtësisë e ka kritikuar disa herë liderin aktual të Kinës, Xi Jinping. Policia nuk ka komentuar publikisht mbi arrestimin, por liria e shprehjes është nën kontroll të rreptë në Kinë. Ata që flasin kundër autoriteteve rrezikojnë arrestimin dhe dënimin me burgim. Geng Xiaonan, një I njohur i profesorit, i tha New York Times se ai ishte “i përgatitur mendërisht se do të arrestohet”.
Fillimisht e kishin pezulluar nga puna në Universitetin Tsinghua – një nga institucionet kryesore arsimore të vendit – pasi ai foli kundër heqjes së kufijve të mandatit presidencial – masë kjo që e lejon presidentin Xi të mbetet në këtë post për gjithë jetën. Ndërsa në arrest shtëpie qe vendosur në fillim të këtij viti, pasi publikoi një artikull ku kritikonte mënyrën se si Xi dhe qeveria e tij kishin trajtuar shpërthimin e koronavirusit.
Top Channel