Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka njoftuar për nisjen e suksesshme të një sateliti të ri spiun, për të cilin ministria tha se do të siguronte një mbikëqyrje me cilësi të lartë për inteligjencën e saj ushtarake.
Izraeli në vazhdimësi ka qenë duke ndërtuar aftësitë e tij të mbikëqyrjes, për të monitoruar armiqtë si Irani, programin bërthamor të të cilit e sheh si një kërcënim të madh.
Ministria e Mbrojtjes tha se sateliti Ofek 16 ishte nisur më 6 korrik në orën 4 të mëngjesit.
Imazhet e para nga sateliti priten pas rreth një jave.
“Ne do të vazhdojmë të forcojmë dhe ruajmë aftësitë e Izraelit në çdo front, në çdo vend”, tha ministri i Mbrojtjes Benny Gantz në një deklaratë.
Kontraktori kryesor për projektin është kompania pronësi shtetërore Aerospace Industries, ndërsa ngarkesa e satelitit u zhvillua nga firma mbrojtëse, Elbit Systems.
Top Channel