E lavdëruar fillimisht për masat e shpejta që ndihmuan në frenimin e përhapjes së koronavirusit, sot India përballet me një shpërthim të tij.
Ajo regjistroi brenda 24 orësh më shumë 24.000 infektime të reja nga Covid 19-ta, duke ia kaluar kështu edhe Rusisë.
India ka tani numrin e tretë më të madh të rasteve të konfirmuara në botë, 697,413, ndërsa betejën me sëmundjen që ka frikësuar globit, në këtë vend e kanë humbur 19,693 vetë.
Rritja e beftë e rasteve erdhi më shumë nga disa shtete jugore përfshirë Telanganan, Tamil Nadunë and Karnatakan, të cilat deri vonë, kishin arritur ta mbanin mirë gjendjen në kontroll. India I rihapi qendrat tregtare, vendet e adhurimit dhe zyrat një muaj më parë.
Por këto tre ditët e fundit, shifrat kanë pësuar një rritje të rrufeshme me ritme alarmuese që kapërcejnë 20.000 infektimet në ditë. Ndonëse renditet e treta në botë për infektimet, kur vjen fjala tek vdekshmëria, aty, sipas statistikave të Universitetit John Hopkins, India zë vendin e tetë.
Top Channel