Një grua në Britaninë e Madhe, thotë se ende i ushqen vajzat e saj me qumësht gjiri, pavarësisht faktit se ato janë respektivisht, katër e gjashtë vjeçe.
Natasha Keane, 38-vjeçe u shpreh për mediat vendase se do t’u japë të bijave qumësht gjiri, derisa ato ta kërkojnë një gjë të tillë. Sipas Natashës, fëmijët e saj rrallë sëmuren dhe në spital nuk kanë shkuar asnjëherë në jetën e tyre. Megjithëse shumë persona i thonë gruas që t’ia ndërpresë fëmijëve këtë mënyrë të ushqyeri, ajo duket e vendosur kur thotë se i takon vogëlusheve një vendim i tillë.
“Unë mbaj larg meje çdo koment negativ dhe të them të drejtën nuk ja vë fare veshin. Është normale për disa të shohësh femra të zhveshura e me bikini në tabela të mëdha dhe nuk është normale të ushqesh me qumësht gjiri fëmijët. Për mua ushqyerja me gji është gjëja më normale në botë.”
“Vajzat e mia kurrë nuk kanë shkuar te doktori. Asnjëherë nuk kanë pasur nevojë për antibiotikë. Janë tepër të shëndetshme”, tha Natasha.
Më tej ajo shtoi:
“Unë nuk do ua ndërpres këtë mënyrë të ushqyeri bijave, derisa ata të vendosin vetë një gjë të tillë”.
Top Channel