Mbrëmjen e dy korrikut, kryeqyteti u trondit, pasi në Kombinat u gjetën të vdekura, nënë e bijë Zhaneta dhe Anisa Josifi, të vetëflijuara në banesë, të cilat thuhej se ishin besimtare të sektit fetar “Dëshmitarët e Jehovait”.
Por ndërkohë që brenda banesës kishin mbetur ende gjurmët e tragjedisë qe u konsumua pas këtyre mureve, sot nisi edhe nxjerrja e objekteve nga banesa, mes tyre edhe dysheku ku u dergj e pajetë për muaj me radhë Anisa Josifi.
E ëma e saj , Zhaneta, dhe e motra Blerta, kishin vendosur edhe ventilator, për të larguar insektet dhe kundërmimin e rëndë nga trupi i pajetë i Anisës. Në këtë shtrat vajza që gjet gjysmë e dekompozuar, lyhej nga e ëma dhe e motra me vaj e uthull, në pritje të ringjalljes.
Top Channel e ndoqi nga afër këtë proces dhe iu sjell pamjet nga vendngjarja.
Siç u raportua më parë nga Top Channel, familja Josifi në kohën kur ishte në Përmet ishte angazhuar me Kishën Evangjeliste Norvegjeze, ndërkohë pas mbërritjes në Tiranë ata frekuentonin ambientet e sektit të Dëshmitarëve të Jahovait. Ata u larguan nga Përmeti rreth dy vjet më parë dhe me ardhjen në Tiranë u angazhuan me Dëshmitarët e Jahovait. Kjo vërtetohet edhe nga provat e gjetura nga policia në banesën e tyre në Kombinat.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur libra të tillë si “Kulla e Rojes” botim ky i Dëshmitarëve të Jahovait.
Vijon…
Top Channel