“Shtrimet po shtohen çdo ditë e më tepër”/ Situata në Infektiv kritike, ja sa pacientë janë në terapi intensive dhe të intubuar

05/07/2020 10:54

Në spitalin infektiv po shtohen çdo ditë e më tepër rastet me covid-19 dhe me gjithë të shëruarit që kanë lënë spitalin në 24 orët e fundit, situata paraqitet kritike njoftoi sot Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

Aktualisht janë 89 pacientë në spital, 11 prej të cilëve në gjendje serioze në terapinë intensive, 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rënde.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë shënuar dhe dy viktima të tjera duke e çuar totalin në 76.

Dy qytetarë nga Tirana 67 dhe 69 vjeç e kanë humbur betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, megjithë përpjekjet e mjekëve, të cilët po bëjnë të pamundurën në Spitalin Infektiv”, njoftoi ministria.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

“Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe nje here qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura.

Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente publike apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni“, thuhet në deklaratë.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/07/05/covid-19-ministria-e-shendetesise-dy-paciente-humben-jeten-74-raste-te-reja/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA