Koronavirusi në Australi/ Melburni, një ”bombë me sahat”

05/07/2020 14:30

Rreth 3 mijë banorë në një bllok apartamentesh në Melburn të Australisë janë vënë nën atë që kryeministri i shtetit e quan, izolim i plotë, mbrëmjen e të shtunës, pas një rritjeje të rasteve të koronavirusit në qytet.

Banorët nuk do të lejohen të dalin nga shtëpitë pasi raste te covid 19 u zbuluan në blloqet me shumë banorë. Policia është vendosur jashtë kullave për të monitoruar karantinën. Të paktën 23 persona, në 9 kulla, kanë rezultuar pozitivë për virusin. Të gjithë banorët do të testohen, me përjashtim të atyre që kanë rezultuar pozitivë – tha kryeministri i shtetit të Viktorias, Daniel Endrius duke shtuar se ata që do të refuzojnë të testohen do të rrezikojnë një zgjatje të izolimit. Masa u mor mbrëmjen e të shtunës, pa paralajmëruar më parë banorët.

Disa prej tyre thonë se e kanë mësuar lajmin nga televizori dhe nuk kanë mundur as të sigurojnë rezervat e nevojshme në ushqime.

Shteti i Viktorias në Australi ka përjetuar një valë të dytë të koronavirusit këto javë duke detyruar autoritetet të kthejnë izolime lokale në disa pjesë të Melburnit. Testimet masive në shtet identifikuan 74 raste të reja të shtunën. Shifra ishte më e ulët se 108 rastet e konfirmuara në viktoria, të premten. Ndërkohë që autoritetet lokale paralajmërojnë se shpërthimi në Melburn ka potencialin të shndërrohet në bombë të vërtetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA