25/11 22:20
Teksa numri i viktimave nga Covid-19 sa vjen e rritet, një situatë kaotike është shkaktuar në qytetin e Cochabamba, një nga më të mëdhenjtë në Bolivi.
Prej ditësh, familjet e viktimave nga Covid-19 janë përballur me pritje të gjata për të përcjellë të afërmit e tyre në banesën e fundit. Shumë të tjerëve u është dashur të mësohen me praninë e një arkivoli të mbyllur diku në shtëpinë e tyre, për periudha të gjata.
Madje të afërmit e një 62-vjeçari që ndërroi jetë javën e shkuar, në shenjë proteste e vendosën arkivolin e tij në mes të një rruge për disa orë.
Varrmihësit kanë kërkuar që të hapet një varrezë speciale për të vdekurit nga Covid-19, me qëllim lehtësimin e presionit.
Top Channel