Viktima e Epstein: Ghislaine Maxwell gjuante vajza të reja për trafik në shkolla e parqe

04/07/2020 17:33

Një nga viktimat e financierit famëkeq Jefrey Epstein ka dëshmuar së fundmi se bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell, e arrestuar dje, i jepte numrin e saj të telefonit vajzave të shkollave për t’i joshur në vilën e milionerit pedofil.

Maxwell u arrestua dje për joshjen e të miturave në skemën e trafikut seksual, dhe shpesh pershkruhej si “tutorja” që siguronte vajzat për Epstein.

E mbijetuara e abuzimit Maria Farmer thotë se ka parë që Maxwell u afrohej vajzave të reja në rrugë, në parqe ose në shkolla duke i dhënë numrin e saj të telefonit. Më pas vajzat i rishikonin të rekrutuarat e reja në një nga shtëpitë e Epstein.

Epstein joshte vajza të reja minorene duke u premtuar udhëtime e jete luksi, për t’i kthyer në skllave seksi, për të fjetur me miqtë e tij më pozita të larta.

Pretendohet gjithashtu se Maxwell ishte ajo që kërcënonte viktimat nëse ato tentonin të largoheshin nga rrjeti ose të tregonin për synimin e tij, duke i thënë se do t’u shkatërronte jetën.

Të tjera detaje të abuzimeve pritet të publikohen të dielën në një program austrialian ku intervistohen disa nga viktimat e Epstein.

Programi pretendon se ka filmime nga “ishulli i fantazisë” që ishte vendndodhja e preferuar e Epstein në Karaibe.

Farmer u punësua nga Epstein për sektorin e artit por kur u kthye në viktimë seksuale është kërcënuar vazhdimisht nga Maxwell për të mos denoncuar te FBI.

Ajo thotë: “Ajo shkonte në shkolla apo parqe dhe u jepte numrin e telefonit vajzave të reja, ne më pas i shihnim ato vajza në shtëpi.

Ndërsa për kërcënimet ajo thotë se Ghislaine i tha: “Do t’i djeg artet e tua dhe më pas do të djeg karrierën tënde, pastaj do të djeg edhe ty dhe shtëpinë ku jeton.
Maria e ka denoncuar Epstein që në vitin 1996, por vetëm në 2008 financieri i fuqishëm u arrestua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA