Ruante bagëtinë ne mal, gjendet i vdekur një 55-vjeçar! Policia: Dyshohet se ka rënë nga një gurore
04/07/2020 13:29
Skrapar- Një 55-vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Peshtan Poliçan. Ky person mësohet se ka qenë duke ruajtur bagëtitë në mal por qe prej dy ditësh nuk është kthyer në shtëpi.
Vdekja mendohet se ka ardhur si pasojë e rënies nga një gurore e braktisur në fshatin Rabjak Skrapar.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Peshtan Poliçan, njoftohet se është gjetur nga familjaret e vet pa shenja jete shtetasi L.Ç., 55 vjeç me aftësi të kufizuara. Ky shtetas ka qenë duke ruajtur bagetitë në mal por qe prej dy ditësh nuk është kthyer në shtëpi. Vdekja mendohet se ka ardhur si pasojë e rënies nga një gurore e braktisur në fshatin Rabjak Skrapar.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.
Top Channel