“Zgjerimi i BE mbetet prioritet i agjendës sonë dhe shpresojmë të arrijmë progres në procesin e pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, ka deklaruar ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb.
Ai shprehu gjithashtu bindjen se dhe negociatat e anëtarësimit me Beogradin do të avancojnë gjithashtu gjatë presidencës gjermane. Kryesimi i Këshillit të Bashkimit Europian nga Gjermania nisi në 1 korrik; përgjatë gjashtë muajve në vijim, blloku përballet me sfida të mëdha sidomos kur vjen fjala tek reagimi ndaj krizës shëndetësore dhe ekonomike apo ruajtja e unitetit.
”Ne do të bëjmë gjithçka që të mundemi për të ndihmuar në kapërcimin e krizës shëndetësore dhe që të mbështesim rimëkëmbjen ekonomike të kontinentit tonë. Duhet t’i përgjigjemi pasojave ekonomike dhe sociale të pandemisë. Në të njëjtën kohë, ndryshimi i klimës dhe transformimi digjital mbeten tema kryesore për të ardhmen e Evropës. Kriza e koronavirusit është gjithashtu një mundësi për të investuar tek ai që e quajmë “shërimi I gjelbër”, u shpreh ambasadori. Pavarësisht të gjitha këtyre dhe faktit që pandemia COVID-19 ndikoi shumë tek përparësitë e kësaj presidence, Schieb e bëri të qartë se zgjerimi i bllokut europian, do të vazhdojë të mbetet shumë lart në agjendë.
Top Channel