Elbasani pa transport/ Nuk dalin në punë pa u plotësuar kërkesat
04/07/2020 12:23
Edhe pse një nga shërbimet që u lejua së fundmi, transporti urban nuk i është rikthyer punës as në qytetin e Elbasanit.
Duke u bashkuar me kërkesat e Shoqatës së Transportit, ky shërbim nuk do të ofrohet derisa të plotësohen kërkesat.
Nga ana tjetër qytetarët janë ata qe vuajnë mungesën e shërbimit.
Por paralizimi i transportit përveç humbjeve te kompanive ka lënë qindra punonjës pa punë e për rrjedhojë qindra familje ne vështirësi ekonomike.
Top Channel