Autoritet greke kanë mundur të arrestojnë autorin e një krimi makabër të kryer 18 vjet më parë në zonën e Volosit, në Greqi.
Sipas policisë, autoritet ishin në kërkim të autorit të grabitjes se dhunshme të një 80 vjeçareje greke,e cila pasi u lidh dhe u dhunua prej grabitësit,gjeti vdekjen si pasojë e plagëve të marra.
Ngjarja kishte shokuar opinionin vendas,për shkak të dhunës ekstreme që autori kishte ushtruar ndaj viktimës.
80 vjeçarja ishte rrahur barbarisht,dhe pasi ishte dhunuar,ndaj saj ishte përdorur thikë,plagët e së cilës i kushtuan jetën.
Ndonëse policia besonte që në fillim se bëhej fjalë për një krim me qëllim grabitjen,pasi në banesë ishin zhdukur gjithë sendet me vlerë,nuk kishte mundur të arrestonte autorët .
Por siç ndodh shpesh,autori ka bërë edhe gabimin fatal,duke lënë shenjat e gishtërinjve të tij,në vende të cilat nuk e justifikojnë praninë e tij në banesë.
Pikërisht shenjat e gishtërinjve kanë “treguar” autorin e ekzekutimit të të moshuarës greke.
Duket se autori,një shtetas shqiptar rreth të pesëdhjetave,emri të cilit për momentin nuk bëhet publik,ka mundur ti shpëtojë drejtësisë, por është vënë në pranga sapo u paraqit pranë autoriteteve për të përfunduar procedurën e dhënies se lejes së qëndrimit, proçedurë në të cilën emigrantët duhet të japin shenjat e gishtave.
Arrestimi i autorit të vrasjes makabre ka bërë jehonë në mediat vendase,ndërsa drejtuesit e policisë greke thanë se asnjë dosje nuk mbyllet dhe askush nuk mund ti shpëtojë drejtësisë.
Autori është shoqëruar në polici,ku fillimisht kishte mohuar se kishte lidhje me ngjarjen, por mbas paraqitjes së provave në ngarkim të tij,p ranoi autorësinë, duke u justifikuar se ishte tepër i ri dhe se nuk donte ta vriste viktimën, por ajo e kishte njohur.
Ai u dërgua në gjykatë e cila vendosi masën e arrestit me burg.
Top Channel