Nënë e bijë, Zhaneta Josifi 56 vjeç edhe vajza e saj Anita Josifi 30 vjeçe, janë gjetur të vdekura në banesën e tyre në zonën e Kombinatit në Tiranë. Ndërsa vajza tjetër, Blerta Josifi 34 vjeçe, është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Në trupat e tyre nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkaq dyshimet janë që nënë e bijë janë vetflijuar. Sipas grupit hetimor, trupi i Anita Josifit, ësht gjetur gjysmë i dekompozuar, çka hedh dyshimet se mund të ketë qendëruar prej disa kohësh në shtëpi pa shenja jete.
Trupat e pa jetë janë konstuar mbrëmjen e së enjtes, pasi një i afërm i tyre nuk ka mundur dot që të komunikojë me to dhe për pasojë ka njoftuar policinë.
Komshinjtë e familjes Josfi, tregojnë për Top Channel, se ato prej disa kohësh nuk dilnin nga shtëpia. “Kishim ca kohë pa i parë. Ka vetëm një motër këtu pranë. Herë ua hapte telefonin herë jo. Madje në një rast, ka ardhur edhe policia se nuk hapnin as derën dhe i thonë që jemi mirë, nuk e kemi humbur, po ashtu kemi ca problemet tona familjare, dhe sa t’i kalojmë do dalim edhe ne me njerëzit e tjerë. Punonte vetëm Zhaneta dhe qëkur u shkeputën të gjitha nga Pandemia, ajo ishte dobësuar tej mase shumë”- thonë komshinjtë.
Ndëkohë, drejtori i policisë Tiranë, Rebani Jaupi, nga vendngjarja tha se në trupat e viktimave dhe vajzës tashmë në spital, janë konstuar shenja të kequshqyerjes.
‘Shenja të kequshqyerjes. Po ashtu kemi gjetur disa letra me përmbajtje fetare. Do të bëjmë edhe analizimin e telefonatave dhe kompjeturave që kanë përdorur’- tha Rebani Jaupi, drejtor i Policisë Tiranë.
Dyshimet praprake janë se kjo familje ishte praktikante e Jehovait, ç’ka i ka shtyrë ato drejt vetëflijimit me idenë se do të riktheheshin përsëri në jetë, por që për nënën dhe njëra nga vajzat e saj, kequshqyerja rezultoi fatale.
Anita dhe Blerta, prej disa vitesh jetonin pa babain, pasi ai ishte ndarë nga jeta përpara se ato të zhvendoseshin nga Permëti drejt Tiranës.
Të dyja ato kishin mbaruar studimet e larta, por prej disa kohësh, ishin shkëputur edhe nga puna. Barra e ekonomisë familjare kishte rënë mbi supet e Zhanetës e cila punonte si mirëmbjatëse në disa shtëpi.
Ndërkaq, për këtë ngjarje të rëndë, pritet të dal edhe ekspertiza mjekoligjore, për të shpjeguar dhe zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Top Channel