Rritja e vdekjeve dhe infektimeve nga Covid-19, shefi i urgjencës ka një apel për qytetarët

03/07/2020 13:32

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka bërë apel qytetarëve që të kujdesen për veten dhe të tjerët, duke mbajtur maska në ambientet e mbyllura.

Sipas Bratajt për të shmangur përhapjen e Covid-19 1. Mbaj maskën në ambientet e mbyllura 2. Mbaj distancën 1.5 metër 3. Zbato rregullat e higjienës 4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla

MESAZHI I BRATAJT

Shqipëtar kudo ndodhesh !!

Jeta është e shtrenjtë, jeta është e pa kthyeshme, jeta jote është e lidhur me jetën e familjes tënde, jeta jote është e lidhur me jetën e miqve dhe shokëve të tu, jeta jote është e lidhur me jetën time, jeta e të gjithëve është në dorën tënde! Mos lejo, të mos lejojmë që jetët tona të kërcënohen, jetët tona të humbasin për katër rregulla:

  1. Mbaj maskën në ambientet e mbyllura
  2. Mbaj distancën 1.5 metër
  3. Zbato rregullat e higjenës
  4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla

Dr. Skender Brataj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA