I dyshuari kryesor në vrasjen makabre të ushtarakes së bazës Fort Hood, Vanessa Guillen është identifikuar si ushtari 20-vjeçar që kreu vetëvrasje disa orë pas zbulimit të trupit të saj.
Autoritetet ushtarake amerikane thanë se rreshteri Aaron David Robinson u arratis nga baza e Fort Hood në Texas, SHBA, të martën para se të mund të arrestohej nga hetuesit ushtarakë, ndërsa vrau veten mëngjesin e të mërkurës kur zyrtarët e kishin zbuluar se ku ndodhej.
Gjithashtu 22 vjeçarja Cecily Aguilar, bashkëshorte e një ushtraku të Fort Hood, është arrestuar si e dyshuar se ka ndihmuar Robinson për zhdukjen e trupit të Guillen. Ajo përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtore dhe $250,000 gjobë.
Agjenti Special Damon Phelps tha në konferencën e shtypi se po hetohen lidhjet e Robinson me Guillen, të cilët megjithse ishin pjestarë të bazës së Fort Hood, nuk punonin në afërsi me njëri-tjetrin.
Agjenti refuzoi pretendimet e familjarëve të Guillen se ajo ishte ngacmuar seksualisht nga rreshteri. 20 vjeçarja Guillen ishte parë e gjallë herën e fundit në bazën e Texas më 22 prill, kur i kishte thënë familjes së po ngacmohej nga rreshteri Robinson.
Avokati i familjes Guillen thotë se vajza u vra me një çekiç brenda bazës, dhe më pas trupi i saj u copëtua dhe u fsheh në beton.
Sipas raportimeve Robinson e Aguilar bashkëpunuan për të copëtuar trupin e 20 vjeçares dhe kishin tentuar ta digjnin.
Guillen raportohet se ishte ankuar te eprori i saj oficer për ngacmimet e Robinson por ai ishte përgjigjur se nuk ishte në linjën e tij të kompetencave.
Mbetjet e trupit të saj ishin dëmtuar aq shumë sa fytyra e saj nuk mund të përdorej për matje të kockave apo konfirmim të të dhënave dentare.
Pjesë trupore të Guillen ishin fshehur në zonën pyjore pranë lumit Leon River.
Top Channel