Transporti nuk nis/ Takimi mes Ministrisë dhe shoqatës nuk zgjidhi situatën për autobusët në Tiranë

02/07/2020 19:38

Sot ne Ministrinë e Shëndetësisë u zhvillua një takim me zv ministren Mira Rakacolli dhe drejtuesit te shoqatës se transportit publik Rixhin Qoshja.

Pavarësisht bisedës nuk u arrit dakordësia dhe shoqata e transportit refuzon te nisi punën edhe pse ju premtua se protokolli do te rishikohet edhe një herë.

Diçka tjetër qe mori vëmendjen e zotit Qoshja ishte dhe deklarata e kryetarit te bashkisë, Erion Veliaj i cili i ka vendosur një afat kohor te përcaktuar shoqërisë se transportit për te nisur punën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA