26 vjeçarja Kyndal McVey ishte në një festë kur me shaka iu kërkua të hiqte flamurin nazist nga gardhi i një shtëpie aty pranë, por kur tentoi ta bënte këtë ajo u qëllua katër herë me armë nga i zoti i shtëpisë.
Policia e Oklahoma, SHBA erdhi në skenën e ngjarjes dhe thotë se tashmë McVey është në spital duke u rekuperuar nga plagët e të shtënave të pushkës.
I zoti i shtëpisë Alexander John Feaster e qëlloi atë katër herë teksa përpiqej të largohej me flamurin nazist, një prej disave të ngritur rreth shtëpisë së tij.
Incidenti ndodhi në orët e para të së dielës.
44 vjeçari Feaster ishte ende në shtëpi kur u arrestua nga policia teksa u akuzua për tentativë vrasjeje dhe sulm me armë të rrezikshme.
Kontrolli në shtëpinë e tij zbuloi 14 orë dhe municionet përkatëse.
Një fqinj i tij tha se nuk kishte pasur më parë probleme, madje edhe pse flamurët e tij nazistë ishin vjedhur në raste të tjera.
Top Channel