Disa vite më parë, mësuesi i shkollës fillore Muzo Dida, 63 vjeç ka abuzuar seksualisht me një nxënëse të klasës së pestë në një shollë të Tepelenës. Me anë të një interviste të dhënë për emisionin “Shqipëria Live”, mamaja e viktimës, Arta Muçodhemi, tregoi momentin kur mësuan për ngjarjen, por edhe shokun e madh psikologjik që ka përjetuar vajza e tyre në këto vite.
“Ne kemi mësuar më 2 qershor të vitit 2018. Në atë datë më vjen një telefonatë dhe kishte folur djali i motrës. Telefonuesi i kishte thënë që jam një person dhe i thoni babit që mësuesi i shkollës Muzo Dida po ngacmon fëmijët seksualisht. Fëmija ishte përpara tek betoni dhe më thanë eja Arta eja pak këtu sepse na mori një person në telefon. Vajza e kishte dëgjuar këtë muhabet dhe filloi të dridhej. E pyeta vajzën pse s’ke thënë dhe më tha që nuk tregova sepse ai më rrihte, mbante një biçak dhe më thoshte do të bëj varrin m’u këtu. Ikëm pyetëm edhe nipin, sepse nipi ishte në një klasë me vajzën. Pyetëm nipin dhe tha që është e vërtetë. Djali tha unë e pash dhe ai ishte zhveshur. Vajza më ka thënë që mësuesi më zhvishte dhe të gjithë nxënësit e tjerë i nxirrte jashtë. Ajo thoshte që kisha që në klasë të tretë që ai më keqtrajtonte kështu por nuk flisja sepse mbante një biçak. Vajza atë natë ka kaluar në stres të madh edhe sot ajo i mbyll dritaret dhe herë herë nuk na pranon as ne, qëndron e vetmuar”, u shpreh Arta.
Top Channel