Katër persona kanë rënë në pranga në Vlorë për vepra të ndryshme penale.
Kështu u arrestua shtetasi K. I., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, ka goditur 75-vjeçarin Q. L, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal.
Gjithashtu u arrestuan:
J. Z., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 30.06.2020, ka përdjekur shtetasen J.D, për motive të dobëta.
S. S., 59 vjeç, banues në fshatin Brataj, Selenicë, pasi ditën e djeshme ka goditur me sende të forta shtetasin J. A, për motive të dobëta.
M. Y., lindur në Turqi dhe banues në Itali, pasi ditën e djeshme ka kanosur punonjësit e sigurisë së Konsullatës Italiane në Vlorë dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë së Shtetit.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.
Top Channel