FBI-ja ka vënë në pranga Ghislaine Maxwell, ish të dashurën dhe bashkëpunëtore të të akuzuarit për krime seksuale Jeffrey Epstein.
Ndaj 58-vjeçares rëndon akuza se është përpjekur të joshë persona të mitur për t’u përfshirë në akte seksuale të paligjshme. Ajo ka qendruar larg syve të publikut që nga vdekja e financierit Epstein, i cili u akuzua për përdhunim dhe trafikim të vajzave të mitura prej gati dy dekadash.
Disa nga viktimat e supozuara të financierit rrëfyen se Maxwell i kishte joshur ato në rrethin e tij, ku ishin abuzuar seksualisht nga ai dhe miq të tij të fuqishëm. Maxwell aludohej se i sillte viktimat në shtëpinë luksoze të Epsteinit në Manhattan, por deri tani ndaj saj nuk ishin ngritur akuza penale.Ajo është e bija e manjatit britanik të medias, Robert Maxwell, themelues i një shtëpie botuese dhe pronar i disa tabloidëve si Daily Mirror.
Pas vdekjes së tij misterioze në vitin 1991, doli se kishte vjedhur qindra miliona dollarë nga fondet e pensioneve të punonjësve për të mbajtur në këmbë perandorinë e tij mediatike që ishte në rënie. Në fillim të viteve 1990, thotë VOA, Ghislaine Maxëell u zhvendos në Nju Jork, ku u mor me shitje pronash të patundshme. Rreth kësaj kohe ajo nisi një marrëdhënie romantike me financierin Epstein, i cili bënte jetë luksoze dhe kishte mjaft njohje në sferat e larta.
Top Channel