Udhëheqësi problematik i Venezuelës Nicolás Maduro ka marrë sot një refuzim nga gjykatat britanike për akses në rezervat floririt prej rreth 1 miliardë dollarë që mbahen në Bankën e Anglisë, pasi vendi njeh si president të vendit kreun opozitar Juan Guaidó.
Banka Qendrore e Venezuelës ka paditur Bankën e Anglisë teksa kërkon paratë e saj për të ndihmuar në përballjen e vendit me pandeminë e koronavirusit.
Por qeveria britanike, ashtu si ajo e SHBA dhe rreth 10 vende të tjera njohin se lider Guaidó dhe jo Maduro, si lider legjitim të Venezuelës.
Gjykatësi Nigel Teare argumentoi vendimin e tij me faktin se Guaidó “është njohur në mënyrë të patjetërsueshme” si president i Venezuelës nga qeveria britanike.
Përfaqësuesit e Guaidó në Londër vlerësuan vendimin, ndërsa Banka Qendrore venezuelane tha se do të apelojë.
“Ne do të apelojmë këtë vendim absurd dhe të pazakontë nga një gjykatë që kërkon t’i mohojë popullit venezuelan floririn që nevojitet urgjentisht për t’u përballur me pandeminë e koronavirusit”, thanë përfaqësuesit qeveritarë.
Top Channel