
25/02 08:41
Një burrë në Kinë ka pësuar lëndime të rënda nga shitësi i dyqanit që tentoi të grabiste. Burri u drejtua me një thikë në dorë në një dyqan ushqimesh në dhe i kërkoi shitësit që t’i dorëzonte të gjitha paratë.
Mirëpo, shitësi refuzoi të kryente këtë veprim dhe iu kundërpërgjigj duke i thyer gjashtë shishe birrash në kokë.
Më pas shitësi është larguar nga dyqani dhe ka lajmëruar policinë, e cila sipas raportimeve ka mbërritur në kohë rekord dhe ka arrestuar grabitësin.
Top Channel