Dy foshnje binjake në Brazil, janë sulmuar për vdekje nga qeni i familjes. Raportohet se nëna e vogëlusheve një muajshe, të identifikuara si Anne dhe Analu, kishte shkuar tek shtëpia e një fqinji dhe fëmijët i kishte lënë vetëm për disa çaste.
Në këto moment qeni i llojit labrador ka shkuar tek vogëlushet dhe i ka sulmuar brutalisht. Kur nëna është kthyer në shtëpi ishte tepër vonë, pasi qeni i kishte shkaktuar binjakëve plagë të mëdha në trup. Edhe pse fëmijët u nxituan me shpejtësi në spital, mjekët i shpallën ato të vdekura.
“Ne mendojmë se me ardhjen e binjakëve, qeni nuk kishte vëmendjen e duhur dhe dashurinë e pronarëve. Çifti kishte nëntë vite që tentonte që të kishte një fëmijë dhe kur kjo ndodhi, ato pësuan një fund tragjik. Kjo mendoj se është një lloj xhelozie nga kafsha, nuk e di, nuk dal në konkluzion tjetër”, u shpreh një i afërm i familjes, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Top Channel