“Kishte zero shanse mbijetese”/ Familja po përgatitej për funeralin, por ndodhi mrekullia

01/07/2020 16:17

Gruaja dhe djali i kishin dhënë lamtumirën e fundit, të bindur se nuk do ta shihnin më. Kishin folur edhe me agjencinë funerale për ceremoninë mortore.

Por Mal Martin, 58-vjecari nga Cardiffi i Britanisë për të cilin flet sot shtypi i huaj, arriti të kthehet nga vdekja, edhe pse mjekët i jepnin “zero mundësi mbijetese”. Pas 11 javësh në terapi intensive, kjo është një rimëkëmbje e përshkrua si “mrekulli”.

Martin tashmë është shëruar dhe shumë shpejt do të kthehet në shtëpi tek familja e vet. E shoqja, Sue Martin kishte rrëfyer në muajin prill historinë e saj për BBC Radio 4, duke treguar sesi mjekët i kishin dhënë mundësinë që së bashku me fëmijet, vajzën Hana 16 vjec dhe djalin William, 14 t`I jepnin lamtumirën Malit për herë të fundit. Të veshur kokë e këmbë me tutat special mbrojtëse, ata kishin qëndruar 10 minuta me kryefamiljarin e sëmurë, që tashmë është ngritur në këmbë!

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta