Franca raportohet se është tërhequr nga operacionet detare të NATO-s në Mesdhe pas hetimeve mbi një incident detar të mëparshëm me Turqinë.
Zhvillimi i fundit është një tjetër mosmarrveshje mes aleatëve të NATO për territoret ujore dhe për Libinë.
Në qershor Franca akuzoi Turqinë se po provokonte luftanijet e saj në lindje të Mesdheut. Parisi pretendon se gjatë një inspektimit të një anijeje për ngarkesa të jashtëligjshme drejt Libisë, luftanijet turke shënjestronin vazhdimisht me radarët e tyre mjetin francez, çka Turqia mohon.
NATO ka kryer një hetim për çështjen pro një zyrtar i saj tha se rezultatet e investigimit janë të klasifikuara dhe do të diskutohen mes aleatëve.
“Ndërkohë operacioni në Mesdhe, Sea Guardian vazhdon, duke u fokusuar në anti-terrorizëm, lirinë e lundrimit, mbrojtjen e infrastrukturës dhe disa objektiva të tjera.
Franca e Turqia kanë pasur disa mosmarrveshje detare për Libinë. Franca mban anën e Qipros dhe Greqisë në debatin me Turqinë për shpimet e naftës.
Top Channel