FOTO/ Qëndroi 25 ditë në komë për shkak të COVID-19, trajneri i fitness-it pëson ndryshimin drastik…

01/07/2020 20:02

Një trajner fitnessi në SHBA, ka pësuar një ndryshim drastik në pamje, pasi për shkak të COVID-19 qëndroi në gjendje kome për më shumë se 25 ditë. Trajneri Ahmad Ayyad, kishte një fizik mbresëlënës përpara se të “përqafohej” me koronavirusin në 15 mars.

Por më shumë se një muaj më vonë, e cila ishte dhe koha e rikuperimit të tij, Ahmad thotë se krahët humbën forcën e tyre si dhe masa muskulore në zonën e gjoksit e këmbëve kishte rënë. Ndërsa shtoi se edhe pse është një person mjaft aktiv, gjatë periudhës së sëmundjes, ndihej aq i pa fuqishëm sa që nuk mund të qëndronte dot në këmbë.

“Personeli mjekësor u kujdes shumë për mua. I kam borxh jetën. U frikësova nga sëmundja, kisha frikën e familjarëve, por e pranoj dhe frikë për veten. Unë qëndrova 25 ditë në gjendje kome dhe rrezikova jo pak  që të humbisja jetën. Fiziku im pësoi një ndryshim drastik. Masa trupore në pjesën e gjoksit dhe këmbëve e humbën forcën. Falë zotit tashmë jam mirë dhe kam lënë pas krahëve atë sëmundje të tmerrshme”, është shprehur Ahmad për mediat vendase.

Ahmad thuhet se është infektuar me koronavirusin e ri gjatë një udhëtimi në Florida. Më 11 mars atij iu shfaqën simptomat e para dhe katër ditë më vonë u shtrua në spital.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA