Viti 2020, për fermerët që kultivojnë shalqirin cilësohet si viti më i keq gjatë këtij 10-vjeçari. Kësaj herë nuk e ka fajin cilësia e frutit, por mungesa e tregut.
Fermerët janë detyruar që shalqirin ta shesin me 15 lekë të reja kilogramin; ky çmim nuk mbulon as shpenzimet që ka kërkuar fruti.
Nga ana tjetër qytetarët nuk e konsumojnë shalqirin sepse sipas tyre, ky frut është i ngarkuar me pesticide të rrezikshme. Por a duhet të kemi frikë kur shalqiri nuk ka ngjyrën e kuqe?
Pandemia Covid-19 bëri që shumë fermerë t’i riktheheshin tokës, për pasojë të mbjellat me shalqi u shtuan. Sasia e madhe e prodhimit dhe mbyllja e kufijve solli rënie të çmimit. Kryesisht shalqiri vendas eksportohet drejt shteteve të Ballkanit. Nga ana tjetër, Greqia kilogramin e shalqirit po e shet 5 cent për kilogram, fakt që vë në rrezik prodhimin e fermerëve shqiptarë, pasi vendet e Ballkanit i janë drejtuar tregut grek.
Top Channel