Gjermania shpërbën forcat speciale KSK prej ekstremizmit të djathtë mes radhëve

30/06/2020 19:58

Njësitë elitare të komandove gjermane kanë nisur një shkrirje të pjesshme pas pretendimeve se radhët e tyre janë infiltruar me ekstremistë të së djathtës radikale.

Ministrja gjermane e mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer njoftoi sot shkrirjen e pjesshme të forcave speciale pas raportimeve për incidente me simbole naziste, armë të paligjshme e madje komplote për vrasje politikanësh të majtë.

Ministrja refuzoi kërkesat për shpërbërjen e plotë të njësisë pasi sipas saj “kemi nevojë për forcat speciale, por ato duhet të kenë besimin e publikut”, raporton Bild.

Forcat Speciale Gjermane përbëhen nga ushtarë të zgjedhur prej ushtrisë gjermane Bundeswehr.

KSK kryen operacione anti-terror, siç ka bërë në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan.

Në fillim të vitit mediat vendase thonin se rreth 500 elementë ekstremistë gjendeshin në ushtrinë gjermane. Në fillim të muajit policia kapi armë e eksplozivë në shtëpinë e një anëtari të forcave në speciale.

FOTO GALERI
1/4
Ministrja gjermane e mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer njoftoi sot shkrirjen e pjesshme të forcave speciale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA