6 të arrestuar në Tiranë/ Mes tyre një i shpallur në kërkim; një tjetër ofendoi kunatën

27/06/2020 12:50

Një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar është arrestuar në Tiranë. Po kështu në pranga kanë rënë edhe pesë persona të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Policia ndaloi shtetasin D. N., 34 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. H., 55 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka ofenduar kunatën e tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Ndërkohë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. R., 36 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar çiklomotorin pa lejen përkatëse.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë edhe të shtetasve M. H., 30 vjeç, pasi ditën e djeshme aksidentoi të miturin me iniciale O. D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën; E. G., 41 vjeç, pasi në rrugën “Medar Shtylla” u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.57 mg/l; L. B., pasi në rrugën “Muhaedin Llagani”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.77 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA