Kryeqyteti i Skocisë u vu nën bllokadë sot mes raportimeve për një sulm të shumëfishtë me thikë, në të cilin 4 persona mbetën të vrarë duke përfshirë edhe agresorin që u ekzekutua nga policia.
Policia shpalli gjendjen e ‘incidentit madhor’ por refuzuan të thonë nëse ka natyrë terroriste, teksa oficerë të armatosur rëndë bastisën “Park Inn hotel” në rrugën West George Street.
Pamjet nga vendngjarja tregonin gjithashtu njerëz të tjerë të përgjakur që largoheshin në ambulanca ose në paterica. Hoteli besohet se është përdorur si strehë e përkohshme për azil-kërkues gjatë periudhës së koronavirusit.
Një nga dëshmitarët që ka qëndruar në Park Inn Hotel tha se burri hyrë në zonën e recepsionit dhe menjëherë qëlloi me thikë dy njerëz.
Policia skoceze tha se incidenti është tashmë i përmbyllur dhe se nuk ka rrezik për publikun. Ata thanë se një oficer policie ka marrë gjithashtu një plagë thike.
Dëshmitari Craig Milroy, i cili dëshmoi incidentin nga zyrat përballë, tha se kishte parë katër njerëz që ishin larguar me ambulancat.
Ai tha: “Pashë një njeri me prejardhje afrikane pa këpucë që ishte shtrirë në dysheme, kishte një plagë thike apo plumbi, nuk e di”.
Top Channel