Rishfaqja e rasteve të pakontrolluara të koronavirusit ka bërë sot që shtetet amerikane të Teksas e Florida të rimbyllin konsumin e alkoolit në bare.
Teksas ka bërë rimbylljen totale të bareve ndërsa zyrtarët në Florida njoftuan pezullimin e shitjes dhe konsumit të pijeve alkoolike në bare pas regjistrimit të numrave të reja rekord të infektimeve me koronavirus.
Kreu i departamentit të biznesit në Florida, Halsey Beshears tha se urdhri i ri hyn në fuqi menjëherë, pas njoftimit të departamentit të shëndetësisë për 8,942 raste të reja koronavirusi në 24 orët e fundit.
Ndërsa në Teksas rimbyllja erdhi pas regjistrimit të rekordit prej 40,000 rasteve të reja në 24 orë.
Ekspertët amerikanë thonë se rikthimi i pandemisë ka prekur më shumë Arizona, Texas e Florida.
Në SHBA numri i vdekjeve nga koronavirusi ka rënë në rreth 600 në ditë, në krahasim me rreth 2200 në prill.
Top Channel