Palestinezët në Rripin e Gazës protestuan dje për të refuzuar planin Izraelit për aneksimin e disa territoreve të pushtuara në Bregun Perëndimor.
Të organizuar nga Komiteti i Përbashkët i Refugjatëve, demonstrata u mbajt para zyrës së agjencisë së OKB për refugjatët në Gaza.
Duke folur në protestë, anëtari i grupit Hamas, Ismail Radwan, i bëri thirrje vendeve të vazhdojnë financimet për agjencinë e OKB të refugjatëve dhe përsëriti përkushtimin e agjencisë për refuzimin e politikës së zhvendosjes së refugjatëve.
“E drejta e kthimit të individëve në tokat e tyre nuk mund të braktiset,” tha ai, duke kërkuar zbatimin e rezolutës 194 të OKB, ku cilësohet se refugjatët duhet të lejohen të kthehen në tokat e tyre me mbarimin e pushtimit.
Radwan tha se komiteti “refuzon çdo marreveshje në lidhje me planin izraelit të aneksimit të kolonive në Bregun Perëndimor”. (AA)
Top Channel