Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte e ftuar Luljeta Fecani. Ajo është nëna e një djali 37-vjeçar, i cili prej vitesh është përdorues i drogërave të forta, por vuan dhe nga sëmundje të shëndetit mendor dhe si rezultat, Luljeta thotë se i biri e dhunon sistematikisht. Luljeta rrëfen se i biri si pasojë e drogërave që ka konsumuar ndër vite, ka probleme në shëndetin mendor.
Gruaja tregon se djali është i paparashikueshëm, mund edhe të vrasë në moment nëse nuk i plotëson dëshirat. Luljeta kërkon nga autoritetet që djali të shtrohet për të paktën dy muaj në institucionet përkatëse, pasi ajo e ka të pamundur t’i bëjë ballë dhunës së ushtruar nga ai.
“Ditë natë jam e frikësuar, them obobo çfarë do të më bëjë. I lutem institucioneve që të shtrohet për dy muaj siç e ka përcaktuar gjykata. Unë e dërgova djalin, por institucionet nuk na e pranuan sepse përdor drogë”, u shpreh Luljeta.
Top Channel