Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Ndotja mbetet alarmante në plazhin më të afërt pranë grykëderdhjes se lumit Shkumbin.
Në Vilëbashtovë jo vetëm ne dimër kur prurjet e lumit Shkumbin janë te mëdha por edhe ne këtë periudhë te verës gjen pirgje me plastikë, shishe qelqi, ambalazhe medikamentesh e deri tek aget.
Edhe kur bashkia i largon mbetjet nga bregu në përpjekje për të pastruar, pirgjet më pas i ka braktisur pak metra më tej.
Pak vite më parë rreth 2 km para se te dalësh ne grykëderdhjen e Shkumbinit u ndërtua një landfill. Ne këtë vend u vendos një pritë për ndalimin e mbeturinave qe te shkonin ne det, por ky investim dështoi edhe pse për te u hodhën miliona lekë. Ashtu siç duket dhe nga pamjet nga ky investim nuk ka ngelur pothuajse asgjë.
Top Channel